Vazhdon me debate në Kuvend, seanca plenare e nisur ditën e mërkurë.

 

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë fajëln duke i kërkuar kryetares së Kuvendit të marrë masa ndaj kryeministrit Rama i cili debatoi më herët me deputetin demokrat Gazment Bardhi.

 

 

Berisha është shprehur se nëse do të vazhdojë kjo sjellje nga kreu i qeverisë do vijojnë konflikte shumë serioze.

 

 

“Zonja kryetare, ju, po e çoni parlamentin drejt katastrofës. Drejt konfliktit të pashmangshëm. Nëse këtu del kreu i juaj dhe në shkelje të çdo kodi e morali, shpërthen me një fjalor të padenjë ordineri. Të garantoj që parlamenti do ketë zhvillime të paparashikueshme. Ju, e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të opozitës.”

 

 

Ndërkohë, Berishës i është përgjigjur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

 

 

Spiropali u shoreh se Berisha nuk ka gojë që të flasë për etikën dhe moralin në Kuvend pasi, sipas saj, kryedemokrati nuk ka folur kurrë me etik e moral.

 

 

“Nuk lë rast pa përdorur fjalën “hajdut”, ordiner”, “tualet”. unë do doja që një ish kryeministër, një ish president të ishte në moshën që ju keni, të kishte dinjitetin për gjëra që ju përkasin të gjithëve, të ngriheshin në lartësinë që nuk e keni pasur kurrë, s’mund të kthehet kuvendi në një hapësirë ku ka akuza pa fund, të jesh politikan është bërë të kesh turp, s’flet dot njeri për asnjë ligj, edhe për Zotin do vini dhe do thoni fjalën e fundit. Do bëjmë këtu një Kuvend që të ketë hije, flisni për rrugët, kilometrat, po mos flisni ju këtu për Kodin etik, ju që as kod e as etik nuk keni përdorur kurrë. Kërkoj që rregullorja të zbatohet një e nga një që të ruajmë dinjitetin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *