Politikë
Vasili: Votimi i dekretit të presidentit akt kriminal, do e çojmë në prokurori

Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka vijuar me akuzat në drejtim të qeverisë në lidhje me dekretin e presidentit Meta “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Reklamë
Në një deklaratë për mediat, nga selia e LSI, Vasili deklaroi se opozita i ka çuar Ruçit një letër për anulimin e votimit për dekretin.
Reklamë
Vasili tha se dekreti u fut fshehurazi në seancë plenare në orën 23:00 duke shkelur të gjitha procedurat.
Kreu I grupit të LSI, theksoi se votimi ishte kriminal dhe se opozita do e çojë çështjen në prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë






