Kryetari i Grupit Parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka sulmuar nga mbledhja e Kryesisë së KDK-së kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçin.

 

Duke u ndalur tek seanca e të mërkurës ku opozita kërkoi dialog në lidhje me votimin për dekretimin e emrave të rinj si ministra, Vasili tha se Ruçi vijon që të ketë në mendje 2 prillin, kohe qe, sipas tij, ja vlente te vrisje njerez.

 

Sipas Vasilit, qeveria po përpiqet t’I mbyllë gojën popullit pasi nuk po lejon deputetët e opozitës që të flasin në Kuvend.

 

“Parlamenti shqiptar është përballur me përplasjet më të egra të tij. Por nuk ka guxuar njeri ta bëjë këtë punë. Dhe këta të marrë, me një Kryetar Kuvendi i cili në mendjen e tij ka 2 prillin. Ku ia vlente që t’i vrisje njerëzit atje, vetëm e vetëm që të mos hapnin fjalën. Guxuan dhe penguan fjalën e deputetit.  Çfarë ishte fjala e deputetit? Fjala e deputetit nuk ishte fjala e deputetëve, ishte fjala e mijëra njerëzve që këta deputetë përfaqësojnë. Por që sot këta deputetë përfaqësojnë shumicën dërrmuese të shqiptarëve. Në krahun tjetër është një pjesë Parlamenti që ka thjesht ca vota më shumë, por ka shumë pak popull. Dhe çfarë ndodhi, që ta dini që të gjithë? Në momentin që fjala u hiqet dhe nuk lejohet të flasin as deputetët, është momenti kur duan t’i mbyllin gojën popullit. Dhe me qenë se sallat e Parlamentit nuk e lejojnë këtë punë, sheshet janë sallat e fjalës sonë. Ne të gjithë atje do ta themi fjalën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *