Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se ende nuk ka asnjë datë sa i përket fillimit të vaksinimit të qytetarëve.

Sipas Vasilit, është kritike për të ditur datat se kur fillon vaksinimi për daljen nga situata e vështirë dhe se shqiptarët duhet të informohen sa i përket marrëdhënies me Evropën për të negociuar një dokument të përbashkët vaksinimi.

Ai shton me tej se është koha për të qenë transparent me publikun dhe për të lënë mënjanë demagogjitë.

“Së pari, shqiptarët duan të dinë kur fillon vaksinimi i qytetarëve shqiptarë? Sot nuk ka asnjë datë, as të afërt e as të largët lidhur me këtë çështje dhe për muaj të tërë në horizont nuk ka asnjë indikacion apo shpresë që ky vaksinim të fillojë. Sigurisht që dihet edhe nga ato informacione të pakta që qeveria jep që është negociuar me COVAX-in, një mekanizëm përkatës i lidhur me OBSH-në për të vaksinuar 20 për qind të popullatës. Pyetja e madhe që bëjnë tërë shqiptarët është: Po pjesa e mbetur e popullsisë?  Sepse ky është një vaksinim i tërë popullatës së një vendi. Po mbi 75 për qind të tjerë si dhe kur vaksinohen?  Pandemia nuk zgjedh. Ajo ka goditur fort personelin shëndetësor, ka goditur moshat e avancuara por edhe mjaft mosha të reja. Pra, është një pyetje shumë e rëndësishme. Pjesa tjetër si vaksinohet, kur vaksinohet dhe me se vaksinohet…Është koha për të marrë në dorë situatën, për të qenë transparent me publikun, për të lënë demagogjitë, jemi ngopur me demagogji.  Pandemia nuk kërkon demagogji, kërkon gjëra të qarta, konkrete e plane, të cilat publiku i sheh. E duke i parë rrit besimin, bëhet më bashkëpunues. Teoria që t’i hedhim fajin qytetarëve dhe t’i ngopim ata me propagandë pafund, me shoë pafund, nuk ka lidhje gjëkundi me një trajtim profesional, shkencor dhe të suksesshëm të pandemisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *