Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kundërshtuar miratimin nga Kuvendi të mekanizmit zhbllokues për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë, një ditë para ardhjes së delegacionit të Komisionit të Venecias.

 

Sipas tij, kryeministri Edi Rama dhe kreparlamentari Gramoz Ruçi provokuan dhe fyen rëndë Komisionin e Venecias, ndërsa e konsideroi një turp që nuk shlyhet kurrë.

 

“Rama dhe Ruçi provokojne shume rende Komisionin e Venecias! Edi Rama dhe Gramoz Ruçi per turpin e tyre dhe ne demostrim te nje harbuterie te padegjuar provokuan shume rende Komisionin e Venecias. Pasi Gramoz Ruçi ju drejtua me nje leter zyrtare Komisionit te Venecias me disa pyetje, ku kerkonte opinionin e Venecias lidhur me betimin e gjyqtateve kushtetues te presidenti, minimumi shteteror, qytetar dhe psiqik kerkonte pritjen e pergjigjeve te Venecias për to. Gramoz Ruçi, qe eshte shnderruar thjesht ne qehajain e depersonalizuar te Edi Rames ne parlament, nuk priti aspak pergjigjet e Komisionit te Venecias, por me urdherin e Edi Rames votoi ligjin antikushtetues, qe eviton betimin e gjyqtareve kushtetues te presidenti. Ky provokim i trashe dhe vulgar i dyshes Rama -Ruçi ndaj Komisionit te Venecias eshte i paprecedent dhe thjesht demostrim i babezise se tyre per ca ore me shume ne karriget e pushtetit.”

 

Vasili thotë se ligji antikushtetues, i urdhëruar nga Rama u votua pa pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.

 

“Turpi i Ruçit behet edhe me i madh sepse misioni i Komisionit te Venecias ashtu sic kishte njoftuar erdhi deri ne Tirane pikerisht per kete ceshtje, nderkohe qe po Ruçi nje dite me pare kishte votuar ligjin ne parlamentin e patateve te kalbura qe drejtohet po prej tij. Megjithate per korrektese ndaj publikut po ju paraqes edhe nje here pyetjet, qe Ruçi i drejtoi Komisionit te Venecias qe te kuptoni edhe me mire turpin.
Ja pyetjet qe vijojne:
– Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?
– A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?
– Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *