Kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dhunuar Kushtetutën.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili duke u ndalur tek neni 155 i Kushtetutës, u shpreh se Rama e ka shkelur hapur ligjin pasi, sipas tij, përgjysmoi nga 15% në 8% tatim fitimin për disa kategori të caktuara të biznesit.

 

“Edi Rama dhunoi kushtetuten,nenin 155, per oligarket, tani ka surrat e flet per Presidentin. Edi Rama ky zorre qorre e oligarkeve,u pergjysmoi atyre tatim fitimin nga 15% ne 8 %. Per kete dhunoi kushtetuten,pikerisht nenin 155 te saj,kur i dha ligjit fuqi prapavepruese. Ja cfare thote kushtetuta: Neni 155 “Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare e vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohen me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t’i jepet fuqi prapavepruese. Per hir te pazarit te madh te bere me pare me oligarket,ata vete i shkruan edhe ligjin, dhe Edi Rama shkeli kushtetuten si asnje kryeminister tjeter, kurre ndonjehere me pare ne pluralizmin shqiptar.”

 

Por kreu i grupit të LSI nuk i ndali me kaq akuzat. Ai e sulmoi kryeministrin edhe në lidhje me çështjen e përplasjes me Presidentin Meta.

 

Sipas Vasilit, Meta ka zbatuar pikë për pikë Kushtetutën dhe nuk ka bërë asnjë shkelje.

 

“Ky kryeminister eshte rasti i zi kur padija,ligesija dhe babezija behen bashke. Edi Rama ky gdhë kryeminister, u qurreps dje para parlamentit,u vetpropozua per minister si budalla qe eshte, dhe na trembi shume kur tha se do te padiste Presidentin me qe nuk i dekretoi nje farë Gent Caka. Sepse Presidenti e zbatoi kushtetuten pike per pike dhe nuk e shkeli si ky argati i oligarkeve. Sepse Presidenti legenave te propozuar per minister,qe s’njohin ligj e atdhe,ne zbatim te kushtetutes u tha: Stop. Sepse dhunuesve ordinere te kushtetutes si Edi Rama u tregoi se kushtetuta eshte e e para dhe e paprekshme. Ky kryeminister eshte edhe dhunues i kushtetutes,edhe argat i oligarkeve ,edhe i semure psiqik. Ndaj ai e ka zgjedhur fatin e tij, qe te mbyllet edhe ne burg edhe ne psikiatri”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *