Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shtoi akuzat ndaj qeverisë për menaxhimin që kjo e fundit po bën për pandeminë.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se modeli që ka zgjedhur kjo qeveri të aplikojë është i padëgjuar. Sipas tij, vendi ynë duhet thjesht të shikojë çfarë bëjnë vendet e tjera më të zhvilluara dhe të bëjë njësoj.

“Është shumë e çuditshme që modeli që përdoret në Shqipëri, pra një model i pa dëgjuar gjëkundi për testime, i padëgjuar gjëkundi për kufizimet e lëvizjes, një model i pa aplikuar gjëkundi ku e gjithë mjekësia familjare dhe të gjitha përfshihen në një numër telefoni, pra gjithë kjo masë e madhe rastesh, komunikimi, shqetësim i madh futen në një hinkë, një model i marrë do të thosha nga pikëpamja profesionale. Shqipëria nuk duhet të shpikë, Shqipëria duhet të kopjojë kokulur modelet më të mira dhe konsideruar me të cilat po përballen vende të mëdha dhe po ja dalin me sukses që të kenë ecurinë e pandemisë të dinë formën e saj dhe të dinë kurbën e ngjitjes apo të zbritjes së saj.”

Numri dy i LSI sulmoi kryeministrin Edi Rama edhe për mënyrën sesi ai ka zgjedhur t’i drejtohet popullit dhe medias gjatë këtyre ditëve.

“Mesazhe pafund dekurajuse, deprimuese, ç’mobilizuese që atakojnë psikologjikisht popullatën siç keni parë videomesazhet e kryeministrit me varreza, me arkivole, me karvane arkivolesh. Mesazhe që nuk I duhen kërkujt, që s’kanë të bëjnë fare me shkencën, që s’kanë lidhje me pandeminë, me ecurinë e saj,qoftë natyrore dhe qoftë në terren, e që të gjithë numrat në nivel botëror nuk e aprovojnë një gjë të tillë. Duke prodhuar një terror të panevojshëm, ç’mobilizues në vend të të kundërtës, duke u kontrastuar edhe këtu me të gjithë mesazhet që kanë dhënë të gjithë liderat edhe rajonal, të Ballkanit, por edhe në Europë. Ata kanë treguar mature dhe integritet, me mesazhe të mira, të bazuara shkencërisht të optimizmi dhe vullneti të mirë për ta kaluar situatën.”

Petrit Vasili shtoi më tej se qeveria nuk ka marrë parasysh kërkesat e opozitës për testime masive, ashtu siç e kërkon edhe OBSH, sipas tij, mbrojtjen e atyre që janë në vijë të parë apo edhe për përdorimin e maskave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *