Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se ka përdorur dhunë ndaj protestuesve ditën e martë.

 

Në një postim në “Facebook”, ish-deputeti i LSI duke krahasuar protestën e të martës me ngajrjen e 2 prillit 1991 shphrehet se të njëjtët kriminelë ngritën sërish dorë ndaj qytetarëve.

 

Në vazhdën e këtyre akuzave, Vasili thekson se populli nuk do tia falë dhunën qeverisë dhe se reagimi ndaj saj do të jetë shumë herë më I rreptë.

 

“Kriminelet e 2 prillit ’91 ngriten serish doren. Te njejtet kriminele te 2 prillit ’91 ngriten serish doren ne 26 shkurt 2019. Vrane me plumba ne 91 dhe tentuan masakren serish me lende helmuese luftarake ne 26 shkurt 2019. Opozita e eliminoi kete skenar te zi dhe makaber. Krimineli i 2 prillit e ka damke per gjithe jeten krimin e kryer ate dite ashtu sic do ti mbetet pergjegjesi kriminale edhe edhe 26 shkurti 2019, ku ndryshoi vetem kryeministri, qe eshte po aq kriminel sa ata te ’91. Populli nuk i fali atehere dhe serish nuk do t’i fale,por denimi kete here do te jete shume me i rrepte.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *