Petrit Vasili përdor një gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Rama, trajektorja politike e të cilit ka shkuar nga një Shkollëpak në një Bablok.

 

Nënkryetari i LSI e quan kryeministër, medioker dhe të paaftë për shërimin e punëve të shtetit, e jo vetëm kaq.

 

Vasili shkruan se njeriu që drejton qeverinë nuk ka vision, është provincial dhe hakmarrës.

 

 

Trajektorja fatale nga Shkollepak ne Bablok!

Trajektore me te peshtire se sa kjo e Edi Rames as eshte pare, por ju sfidoj te gjitheve kur ju them qe as do te shihet.

Shkollepak,medioker dhe i paafte pa sherim per punet e shtetit,ky eshte fiksuar perfundimisht Edi Rama ne memorjen e shqiptareve.

Nje njeri qe grin fjale papushim,llogje u thote populli me thjeshte,ky ka qene Edi Rama ne veshet e njerezve.

Pa vizion,inatçor provincial dhe hakmarres kaq ishte gjithshka qe Edi Rama mund te ofronte shqiptareve.

Per fat keq principi i kompensimit nuk mund te ishte me mizor se kaq me Edi Ramen.

Mendjengushtesine,
padijen,karaktetin e dobet dhe pasigurine,qe te jep injoranca ky u rrek ta kompensoje ne menyren me te trashe te mundshme ndaj u kthye ne bablok.

Mbase me te saktet ne te kuptuarit e Edi Rames ishin malavita me perfaqesuesit e vet sepse e pagezuan shkurt e qarte si bablok.

I futur nen ombrellen e krimit babloku mendonte se ishte me i mbrojtur nga shiu i arsyes dhe logjikes.

Babloku mes krimit vriste frikerat e shumta komplekse,qe veç rendohen dhe nga te cilat çlirimi eshte i pamundur.

Bablokut nuk i duhej gjuha e mencur aspak,por i mjaftonte shume vulgaritet nga ai me kuterbuesi per tu ndjere pjese dhe perfitues kryesor i krimit dhe i ngjashem me te.

Si bablok qeveriste me rehat te tijte se nuk merej fare me ta,por ja jepte krimit ti perdorte dhe tja kthente serish ne zyrat e tij shtetit ndonese te perlyer shume rende.

Nen cadren e krimit babloku mbrohej me mire nga shkollepakesia sepse i duhej shume pak shkolle dhe shume shperdorim i shtetit per te siguruar para’ pa fund dhe pushtet me bollek.

Bablokut nuk i duhet vizion por vetem kurajo idiote per te zhbërë deri ne fund shtetin dhe njerezit per interesin e vet.

Shkurt trajektorja fatale e ketij njeriu eshte nga nje shkollepak ne nje bablok.Nuk eshte trajektore per tu pasur zili….por nuk eshte kurrsesi per tu meshiruar….kurrsesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *