Nënkryetari I LSI, Petrit Vasili deklaroi se ka ardhur koha që të rindërtohet pushteti në Shqipëri.

 

Në një postim në “Facebook”, Vasili akuzon qeverinë se ka rrënuar vendin dhe se çdo vperim që bën, sipas tij, është thjesht një mashtrim ndaj qytetarëve.

 

Sipas Vasilit, Shqipëria kurë nuk ka njohur pushtet më të ligë sesa ai I socialsitëve.

 

“Fundi i nje pushteti te ligë dhe i analfabetit politik! Shqiptare pa fund jane sot ne kembe kundra pushtetit te ligë te rilindjes dhe analfabetit politik ne krye te tij. Nje pushtet,qe rrenimin e vet e mban ne kembe me qeveritare te rrenuar,qe korrupsionin e “lufton” me nje korrupsion edhe me te madh qe te harrohet i pari, qe problemin do ta zgjidhe me demagogji dhe jo me veprim te vertete e rrenjesor,qe krimin nuk e lufton,por e ul ne sofren e pushtetit,qe voten nuk e fiton,por e vjedh me krininele. Nje pushtet,qe i urren e perbuz qytetaret,i vjedh ata,i poshteron dhe i perçmon eshte thjesht dhe vetem nje pushtet i lige. Nuk ka nje hap e veprim te ketij pushteti te lige te rilindjes,qe te tregoje sinqeritet. Çdo veprim i ketij pushteti te lige eshte vetem mashtrimi i radhes per te fituar minutat e ditet e radhes e per te shtyre ditet e tij te pushtetit. Shqiptaret jane me mijra e mijra ne rruge e sheshe per te ç’helmuar kete vend nga kjo ligesi qeveritare pa fund. Shqiperia nuk ka njohur pushtet me te lige,me antiqytetar dhe me antiatdhetar se sa ky. Nje analfabet politik ne krye dhe gjithefare delenxhinjsh ne qeveri,ne parlament e media jane leshuar si çakenjte qe hungerojne ne deshperim per pushtetin,qe po ju iken,sepse pushtetin keta e konsiderojne prenë e tyre,qe duhet shqyer deri ne fund. Shqiperia me dhimbje po ndahet nga nje pushtet i lige dhe nje analfabet politik qe deri ne minutat e fundit nxjerrin vec llum. Ndarja nga ky pushtet i lige eshte njeherazi vendosja e standarteve te reja te medha,parimore dhe te paprekshme nga askush. Eshte koha te rindertojme pushtetin e mire qe e ngrene qytetaret dhe e kontrollojne e vleresojne vetem ata. Koha e pushtetit qe i ve vete noten vehtes ka vdekur. Ka vdekur se bashku me analfabetin politik ne krye te tij.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.