Subscribe

Pavarësisht mbështetjes se eurokomisionetit Johanes Han per bordin e menaxhimit te Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit, Ministri i Drejtësise Petrit Vasili vazhdon ta quaje atë, një mekanizëm antikushtetues. Ne letrën drejtuar krerëve te shtetit si dhe dy ambasadoreve, Lu e Vlahutin ne datën 20 shkurt, Vasili rendit argumentet e tij. Vasili thekson se roli i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, ne kete proces, është i paligjshëm.

 

“Zyrtaret e BE-se referojnë te kene komunikuar me Qeverine e Republikës se Shqipërisë, por ne fakt kane komunikuar me Sekretarin e Përgjithshëm te Këshillit te Ministrave, pa autorizimin nëpërmjet vendimmarrjes se Qeverise se Republikës se Shqipërisë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit te Ministrave de jure, është pjese e nëpunësve civile te administratës publike, por qe de facto ne rastin konkret, ne kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, ka ushtruar kompetenca qe nuk i ka patur, apo qe nuk i jane dhëne ndonjëherë”.

 

Ministri i Drejtësisë kundërshton edhe marrëveshjen SHBA – BE per ONM.

 

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është nje mekanizëm ndërkombëtar i parashikuar ne Kushtetute dhe do te duhet ti ushtroje detyrat dhe kompetencat e tij, sipas marrëveshjeve ndërkombëtare. Kete përcakton Kushtetuta. Pra eshte i domosdoshëm nje qëndrim shtetëror i shprehur nëpërmjet Këshillit te Ministrave e me pas Kuvendit te Republikës se Shqipërisë per propozimin dhe miratimin e marrëveshjes ndërkombëtare. Ne kete mënyrë vendoset nje mekanizëm i plote ligjor dhe nje bazarnent juridik kushtetues per formalizimin e mënyrës se bashkëpunimit ne praktike te ONM-se me institucionet shqiptare, por edhe me individët e interesuar, si dhe e ben te paatakueshme juridikisht veprimtarinë e tij”.

 

Vasili e përfundon letrën, duke theksuar se se reflektimet jane te domosdoshme. Ato sipas ministrit, do te ndihmonin ne soliditetin kushtetues dhe ligjor, ne transparencën maksimale, si dhe rolin e qarte e te bazuar ne ligj te te gjithë aktoreve gjate procesit te vetingut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *