Mutacioni indian po përhapet në pjesë të ndryshme të Anglisë dhe ngre frikën e një vale të tretë verore.

 

Pikërisht për këtë arsye mund të ketë një ndryshim të vendimit për ti hequr të gjitha masat kufizuese në datën 21 qershor.

 

Të hënën , pub-et dhe restorantet e brendshme u rihapën në Angli , si dhe kinematë, teatrot dhe muzetë . Për njerëzit, jeta e përditshme është kthyer në pothuajse normale ndonëse kryeministri Johnson tha se po monitorohet nga afër përhapja e variantit Indian në vend dhe rrezikshmëria e tij së bashku me efektivitetin e vaksinave.

 

Në fakt, shkencëtarët britanikë besojnë se ekziston një “mundësi reale” që forma e re e koronavirusit të jetë deri në 50 përqind më ngjitëse : e cila mund të çojë në një valë të tretë, në verë, madje edhe më keq se dimrin e kaluar. Tashmë varianti indian arrin në një në pesë raste të reja në Angli dhe është katërfishuar brenda dhjetë ditësh : Megjithatë, ka edhe lajme të mira, pasi ai nuk duket se është më vdekjeprurës dhe përhapja e tij nuk ka rezultuar deri më tani në një rritje të shtrimeve në spital ose vdekjeve, sepse vaksinat aktuale gjithashtu punojnë mirë me formën e re të virusit.

 

Britania e Madhe, pikërisht për këtë arsye ka vendosur që të shkurtojë kohën ndërmjet dozave të para dhe të dyta.

 

Intervali midis dozës së parë dhe të dytë është ulur nga 12 në 8 javë dhe për disa ditë vaksina do të të ofrohen për moshën mbi 35 vjec.

 

Deri më tani në Britaninë e Madhe rreth 37 milion njerez kanë marrë injeksionin e parë dhe mbi 20 milion gjithashtu të dytin. Një sukses që përkthehet në më pak se një mijë njerëz aktualisht në spital me Covid dhe në një numër vdekjesh të përditshme që tani mund të numërohen në gishtat e duarve./ Burimi: Corriere.it

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *