Subscribe

Pas Shkodrës dhe Tiranës, ka nisur vaksinimi në shtëpinë e të moshuarve dhe në Gjirokastër.

 

MERZO SELIMI – GAZETARE

78 doza të vaksinës kanë mbërritur në qytetin e Gjirokastrës ku 47 nga këto vaksina janë aplikuar tek të moshuarit e kësaj qendre dhe 16 për stafin.

 

I pari që mori dozën ishte drejtori i institucionit ndërsa më pas të gjithë të moshuarit e kësaj qendre.

 

Ne mezi e prisnim këtë ditë se kemi menduar për jetën tonë. Se po shikojmë televizor që kanë vdekur nga 20 veta në ditë. Kjo na siguron.

 

Deri tani kemi qene mire. Nuk na ka trembur deri tani.

 

Ndërkohë 15 dozat e tjera u përdorën për vaksinimin e punonjësve të drejtorisë të shëndetit publik.

 

Procesi i vaksinimit ka vijuar normalisht dhe në Vlorë. Në ditën e dytë të vaksinimit, kanë qenë mjekët e infermierët e Tepelenës, Gjirokastrës, Lushnjës e Mallakastrës ata që kanë marrë injeksionin.

 

Në total u bën rreth 200 vaksina, ndërsa janë  përjashtuar bluzat e bardha që e kaluar covid.

 

AGRON BASHLLARI-  SHEF I EPIDEMOLIGJISE VLORË

Ata persona që e kanë kaluar Covid-in duhet të presin mbi një muaj që pastaj të vazhdojnë ciklin.

 

 

Një ditë më parë në qendrën e vaksinimit në Vlorë e morën injeksionin 174 mjekë e infermierë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *