Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi në Samitin e liderëve të BE-së se nuk sheh shpresë në horizont për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, von der Leyen deklaroi me keqardhje se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur drejt BE por që nuk ka shenja për zgjerim.

 

“Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër standardeve evropiane dhe meritojnë një sinjal pozitiv”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *