E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Helene” shkakton 43 viktima, uragani godet disa shtete amerikane, dhjetëra persona të bllokuar në ndërtesa

Të paktën 43 persona  kanë mbetur të vdekur  ndërsa miliona të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike nga uragani “Helene”  që goditi  juglindjen e   Shteteve  të Bashkuara te Amerikës.

Sakaq dhjetëra të tjerë kane mbetur të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara . Ekipet e emergjencës  vijojnë një operacion masiv me varka, helikopterë dhe automjete të mëdha për të kërkuar e shpëtuar të rrezikuarit nga vala e përmbytjeve.

Reklamë

Ky uragan ka përfshirë kryesisht shtetin e Floridës, Xhorxhias, Tenesit dhe Karolinës.

Disa spitale në jug të Xhorxhias mbetën pa energji elektrike, ndërkaq një spital në Tenesi u mbyll pasi disa persona u shpëtuan nga çatia e tij.

Reklamë

Kjo konsiderohet si një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur vendin. Autoritetet thonë se demet e shkaktuara mund te arrijnë në miliarda dollarë.

Edhe pse “Helene” është dobësuar ndjeshëm sinoptikanët  paralajmërojnë se kërcënimi i erërave të forta dhe tornadove mund të vazhdojë. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë