Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i viktimave në Kosovë ka arritur në 2.962.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe shtatë raste të reja të të infektuarve. Shifra bazohet në 1.515 mostra të testuara në laboratorët publikë dhe privatë.

Mjekët kanë konstatuar se nga sëmundja janë shëruar edhe 199 pacientë ndërsa raste aktive me infeksion janë 2.044.
Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit 2020, në Kosovë janë regjistruar mbi 160.000 raste të të infektuarve.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri të hënën, mbi 567.000 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *