Edhe Ukraina gjendet në një klimë politike tejet të trazuar. Kryeministri i vendit, Volodymyr Hroysman ka deklaruar se do të japë dorëheqjen duke njoftuar  largimin më 22 maj. Një ditë më parë kanë dhënë dorëheqjen edhe dy anëtarë të tjerë të kabinetit, ministri i mbrojtjes, Stepan Poltorak, dhe shefi i Shërbimit të Sigurisë, Vasyl Hrytsak.

 

Këto vendime vijnë pak orë pasi Volodymyr Zelensky u betua si president i Ukrainës dhe tha se do të shpërndaje parlamentin si dhe do të mbajë zgjedhje të reja brenda dy muajsh. Sipas tij ligjvënësit në Ukrainë janë disa njerëz që duan të pasurohen vetëm për vete.

 

Zenelski i ka bërë apel ligjvënësve që të miratojnë një ligj kundër pasurimit të paligjshëm të deputeteve. Po ashtu, presidenti kërkon te shkarkoje ministrin e mbrojtjes, kreun e shërbimit ukrainas të sigurisë dhe prokurorin e përgjithshëm, të gjithë aleatë të ish-presidentit Petro Poroshenko.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *