Subscribe

Shoqëritë e Ujësjellës Kanalizimeve mund të konsiderohen si gropa e zezë financiare e pushtetit vendor. Nga 57 shoqëri në total vetëm 12 prej tyre mbulojnë kostot, ndërsa 65 % e ujit që konsumohet në vend është e pafaturuar.

Pavarësisht investime te shumta që kanë përfituar këto shoqëri, ato nuk kanë sjellë përmirësime të dukshme në shërbimin ndaj qytetarëve. Ndaj Ministria e Infrastrukturës ka vendosur të marrë 50% të aksioneve. E thënë ndryshe secila prej tyre do të ketë një administrator të miratuar nga ministria, për çdo vendimmarrje.

Kjo mënyrë e re menaxhimi, për ministrinë vjen si domosdoshmëri, pasi këto shoqëri janë debitorët më të mëdhenj edhe te kompania e energjisë. Ndaj një fushatë e gjerë për lidhjet e paligjshme si dhe pagesat e faturave do të nisë kryesisht ndaj bizneseve.

Sipas raportit të Entit Rregullator të Ujit, janë ende 177 mijë abontë pa matës, ndërsa faturimi aforfe lë shteg për konsum pa kriter të ujit.

Mesatarisht qytetarët furnizohen 13 orë në ditë me ujë, ndërsa objektivi i qeverisë është që në 2023 të ketë 24 orë ujë në ditë në 58 nga 66 qendra urbane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *