Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s i mbledhur këtë të enjte me video-konferencë mori disa vendime të rëndësishme. Fillimisht Uefa i kërkoi Federatave dhe Ligave në 55  vende të përfundojnë kampionatet respektive brenda datës 4 gusht. gjithnjë nëse nuk ka një përkeqësim të ndjeshëm të situatës. Federatat kanë kohë deri në 27 maj të prezantojnë planet për seicilin kampionat. Sugjerohen formulat e shkurtuara si play-off e play out apo edhe mini-turne për ti mbyllur sa më shpejt. Në rast se ka vende ku aktivitetet sportive ndalohen me urdhër qeverie, cka do ta bënte të pamundur mbylljen e sezoneve, atëhere do të procedohet duke mbajtur në fuqi rënditjen aktuale për klubet që do të marrin pjesë në Europe sezonin e ardhshëm. Deri tani kampionatet janë mbyllur në Skoci e Belgjike,  dhe të njëjtën zgjidhje po mendon Holanda. Ndërkohe në sesionin e dytë të mbledhjes se komitetit ekzekutiv u mor një tjetër vendim shumë I rëndësishëm. Uefa do të shpërndaje 200 milionë euro për të gjithë klubet që kanë pasur lojtarë të impenjuar në ekipet kombëtare gjatë fushatave eliminatore për EURO 2020 apo Ligën e Kombeve. 70 milionë euro do shpërndahen menjehere ndërsa 130 mln euro të tjer,ë pak më vonë për klubet që do dërgojnë lojtarë në kombëtaret pjesmarrëse në fiaalet e Europianit. Nga ky fond që I jep frymëmarrje klubeve të mëdha e të vogla në Europe përfitojnë 676 skuadra, mes tyre edhe në Shqipëri.Partizani ka dy lojtarë në kombëtare, Hoxhën dhe Trashin e për pasojë do të përfitojë një shumë të caktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *