37-vjeçarja e gjetur e vdekur në një park në Mougins në Francë ditën e Krishtlindjes është nga Shqipëria. Mediat franceze referuar autoriteteve lokale bënë të ditur se gruaja nga Shqipëria. Emri i saj është Brunilda Kovaçi nga Berati.

 

Dyshohet se 37-vjecarja ishte shfrytëzuar për prostitucion në Francë së fundmi. Ajo ka lënë pas në Francë një fëmijë 4 vjeç, fati i të cilit tashmë nuk dihet sesi do të shkojë.

 

Fakti që Brunilda Kovaçi u gjet gjysmë e zhveshur dhe e djegur në park tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave të mëdha franceze. Në krah ajo kishte një tatuazh me emrin e një mashkulli shqiptar.

 

Për vdekjen e gruas 37-vjecare është arrestuar një person por nuk dihet lidhja e tij me këtë ngjarje. Ndërkohe akt ekspertiza e vdekjes pritet të dalë në datën 30 dhjetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *