Mos guxoni kurrë të tallenti me kuzhinieren apo kuzhinierin e shtëpisë. Ndryshe dota paguani shtrenjte.

 

Një histori e rrallë vjen nga India ku një familje festonte blerjen e një banese të re dhe për pasojë kishte organizuar një feste duke mbledhur miqtë më të afërt. Duket se ushqimi I përgatitur nga 23 vjecarja, e zonja e shtëpisë nuk i ka pëlqyer të ftuarve në këtë darke të cilët nuk i kanë kursyar ironite dhe talljen për gruan e shtëpisë.

 

Kjo e fundit nuk e ka lënë me kaq dhe është hakmarrë në një mënyre të tmerrshme. 23 vjecarja Pradnya Survase banuese në fshatin Mahad, të shtetit Maharashtra, ka helmuar miqtë e saj duke hedhur një lloj pesticide shumë të rrezikshëm në pjatat e ushqimit. Bilanci ishte tragjik, a thua sikur të kishim pasur ndonjë konflikt të armatosur mes grupeve të rrezikshme kriminale apo luftë në kufij shtetesh. 5 të vdekur dhe 88 të hëlmuar rëndë që përfunduan në spital.

Tani vajza e re kuzhiniere rrezikon të dënohet me vdekje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *