Një 56-vjeçar humbi jetën tragjikisht mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit kur ai po riparonte tamburet e makinës në rrugën “Siri Kodra”. 56-vjeçari po përdorte një gur fresibël për riparimin e mjetit. Por gjatë procesit të punës, ai është prerë në kokë me mjetin prerës dhe ka marrë dëmtime të shumta.
Si pasojë e plagëve të rënda në pjesën e kokës, 56-vjeçari ndërroi jetë menjëherë.
Pasi u njoftua, policia mbërriti në rrugën Siri Kodra për të zbardhur dinamikën e ngjarjes aksidentale që i mori jetën 56 vjeçarit. /vizionplus.tv





