Një nga personat e plagosur nga breshëria e plumbave në pedonalen e Lushnjes mbrëmjen e të hënës është edhe 24-vjeçarja Sara Liçi. Nga të shtënat humbi jetën pronari i lokalit, Bledar Muça, ndërsa e reja ka treguar në rrjetet sociale momentet e tmerrit.

 

“Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital. Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime”, u shpreh ajo.

 

Sara Liçi ndodhej rastësisht në vendngjarje dhe bashkë me të u plagosën edhe katër persona të tjerë, ndërsa Bledar Muça humbi jetën. Atentatorët janë ende në kërkim.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *