Pas 331 ditëve në arrest shtëpiak, për herë të parë Sali Berisha shkoi sot te selia e Partisë Demokratike ku i kërkoi Ramës të krijojë qeveri teknike.
Sali Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!
Lexo edhe :
Related Posts
Berisha tha se tashmë PD dhe opozita kanë shtruar rrugën për t’u rikthyer në pushtet. Sipas tij, PD ka sot mbështetjen më të madhe nga ndërkombëtarët.
Sali Berisha: U përpoqën të shkatërrojnë PD si forca kryesore opozitare. U përpoqën të asgjësojnë politikisht Sali Berishën sepse mbrojti interesin kombëtar dhe vendosi të luftojë për ju, dinjitetin e tij, dinjitetin tuaj. U përpoqën të fshijnë NATO-n, liberalizimin e vizave. Luftën e PD kundër krimit të organziuar. Ky skenar do kishte qenë i suksesshëm sepse u sulmua nga mafia më e rrezikshme. Ne ia dolëm, ne triumfuam.
Hap pas hapi, ne i fituam betejat dhe kjo vetëm falë jush dhe miqve tanë. Mendoni sa fitore arritëm në këtë vit shumë të vështirë. Tani e kemi shtruar rrugën që do sjellë PD dhe opozitën shqiptare në pushtet. Na përçanë, ne u bashkuam. Të gjithë deputetët sot janë bashkë, janë në këmbë. Na vodhën flamurin e partisë por ne e fituam. Na izoluan por sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë.
Në fund, Berisha tha se janë më pranë se kurrë për të përmbushur misionin e Partisë Demokratike, atë të shpëtimit të Shqipërisë./vizionplus.tv






