Një 61-vjeçar nga Puka ka përfunduar në prangat e policisë në pikën kufitare të Hanit të Hotit.

Bëhet fjalë për Fran Prendin, lindur në fshatin Buhot, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.

Në mars të vitit 1992, 61-vjeçari ka kryer krimin tek rezervuari  i qytetit të Pukës. Për këtë krim, Prendi ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene, por me ngjarjet e vitit 1997, ai arriti të largohej nga burgu. 

61-vjeçari bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për t’i kapur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *