Një person në qytetin e Pogradecit është gjobitur pasi ka thyer rregullin e karantinimit.

 

Bëhet e ditur se qytetari nga Pogradeci ka ardhur nga Italia në datën 6 mars dhe ka patur karantinim të detyruar për 14 ditë, gjë që e ka thyer.

 

Postoblloqet e policise e kanë ndaluar në qytet, pasi ky qytetar ka dalë me mjetin e tij.

 

Pasi është gjobitur me një gjobë prej 700 mijë lekësh, qytetari është kthyer në banesën e tij. Edhe në Dibër u gjobit një 29-vjeçar që po ashtu ishte kthyer nga Italia, por theu vetëkarantinimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *