Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Roskovec pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.
Në kuadër të operacionit “Koordinata” u arrestua shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.
Policia njofton se ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.
Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë./vizionplus.tv





