Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar, pasu u kap me marijuanë.

 

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale R.T., të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 7 gr. lëndë narkotike.

 

Po  ashtu, këtë të martë është arrestuar edhe një  42-vjeçar, pasi drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.  Ai ka përplasur mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen E. I., 42 vjeçe, makina e së cilës ka pasur vetëm dëme materiale.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *