Një 40-vjeçar, i identifikuar me inicialet K.F është shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi është dyshohet se ka goditur me sende të forta një komisioner të një qendre votimi gjatë procesit për zgjedhjet e pjesshme vendore.

 

Ka qenë 56-vjeçari me iniciale Q.S., sekretar i komisionit të QV nr. 1132, ai që ka bërë kallëzimin në polici.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Kanosja apo dhunimi i pjesmarrësve në zgjedhje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *