Policia Kufitare gjatë 24 orëve të fundit ka kapur në një kamion 3 shtetas, të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

 

Është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit.

 

Janë sekuestruar një kamion dhe vlera monetare.

 

Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara janë kapur edhe dy shtetas me dokumenta të falsifikuara.

 

Kapja e këtyre shtetasve, të tre shqiptare, u bë gjatë kontrollit në vijën e  dytë në port  ku u  gjeten të fshehur në rimorkion e një kamioni tip Scania,  në tentativë për të kaluar kufirin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme:

 

Në pranga ranë shtetasit e mëposhtëm:

 

  • A.Z. 23 vjeç, banues në Lezhë;
  • M.Gj. 27 vjeç, banues në Mirditë;
  • B.T. 23 vjeç, banues në Mirditë.

 

Të rinjte janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me  20 mijë lekë të reja gjobë secili.

 

Ndërkohe është arrestuar në flagrancë drejtuesi i kamionit, shtetasi T.M. 30 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

 

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale kamioni dhe shuma monetare prej 1000 Euro dhe 4 aparatë telefoni celular.

 

Gjithashtu nga kontrollet e dokumentacionit të udhëtarëve janë kapur dhe proceduar në gjendje të lirë dy shtetas, L.K. 22 vjeçe dhe A.A. 56 vjeç, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

 

Shtetases L.K. gjatë kontrollit të dokumentacionit i’u  gjet një kartë identiteti italiane e dyshuar e falsifikuar ndërsa shtetasit A.A. një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *