Koronavirusi i merr jetën një tjetër mjeku në vendin tonë. Ka humbur jetën Astrit Haziri, i cili shërbente si mjek familjeje në spitalin e Kukësit.

Ai u dërgua në Turqi për t’u kuruar, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, por nuk arriti që ta fitonte betejën me COVID.

Ditët e fundit, numri i rasteve të reja me koronavirus po pëson rritje. Shifra më e lartë e të infektuarve u regjistrua të hënën. Nga 1.413 testime të kryera, pozitivë me COVID rezultuan 295 të infektuar të rinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *