Gjykata e shkallës së parë në Durrës caktoi detyrim paraqitje për Sherif Hajdarin, efektivin e policisë së portit i cili u arrestua një ditë më parë pas dyshimeve se ishte shkaktar i vetëvrasjes së bashkëshortes Merita Hajdari. Në vendimin për masën e arrestit Hajdari akuzohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes, por gjykata i caktoi atij detyrim paraqitje dhe jo arrest me burg. Nga ana tjetër, policia dërgoi per ekspertize armën e zjarrit të shërbimit të Hajdarit me të cilën 47-vjeçarja i dha fund jetës dhe pas konkluzioneve rezultoi se ishte vetëvrasje. Nga dëshmitë e dhëna për grupin hetimor, bashkëshorti e djali i viktimës u shprehën se 47-vjeçarja ishte vetëvrarë, por pa sqaruar arsyet apo rrethanat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *