Forca të shumta policie kanë shkuar pranë ambasadës së Iranit në Tiranë, ku po zbrazen zyrat, pasi Qeveria shqiptare i la 24 orë kohë personelit diplomatik për tu larguar nga vendi ynë.

 

Ambientet e ambasadës janë mbuluar nga tymi, pasi mësohet se diplomatët kanë nisur të djegin dokumentet sekrete që sipas protokollit nuk mund të merren me vete.

 

Gjatë ditës së sotme, në godinën e ambasadës iraniane ka pasur lëvizje të shumta, pasi poo bëhet zbrazja e ambientit.

 

Kujtojmë se sot Shqipëria shkëputi marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik të 15 korrikut, ndaj sistemit online të shërbimeve qeveritare.

 

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria kishte “prova të pakundërshtueshme” që Irani ishte përgjegjës për sulmin kibernetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *