Turqia ka marre shpërblimin per marrëveshjen me BE per emigrantet. Komisioni Europian rekomandoi kete te mërkure liberalizimin e vizave drejt zonës Shengen per qytetaret turq.

“Turqia ka bere progres mbreselenes, veçanërisht javët e fundit ne plotësimin e etapave per udhërrëfyesin per liberalizimin e vizave. Ka ende pune per te bere, por nëse Turqia vazhdon te ruaje progresin e arritur, mund te plotësoje kriteret e mbetura. Për ketë arsye Komisioni ben nje propozim qe i hap rrugën Parlamentit Europian dhe shteteve anëtare te unionit te vendosin per liberalizimin e vizave sapo te plotësohen kriteret”.

Vendimi është përshëndetur edhe nga komisioneri per Zgjerimin Hahn, i cili vlerësoi progresin e Turqisë. Sipas marrëveshjes, lëvizja e lire do te nise nga muajin korrik, me kushtin qe vendi te plotësoje te 72 kriteret e kërkuara. Finalizimi do te vije kur vendimi te miratohet edhe nga Parlamenti Europian dhe 28 shtetet anëtare. Heqja e vizave ishte si nje shpërblim per angazhimin e vendit per te kontrolluar fluksin e emigranteve. Ne baze te marrëveshjes BE-Turqi, emigrantet qe kane mbërritur ilegalisht ne Greqi qe prej 20 marsit do te kthehen ne Turqi, nëse nuk aplikojnë per azil, ose nëse apeli i tyre refuzohet dhe për çdo sirian te kthyer, BE do te marre nje tjetër.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *