Këto zhvillime kaotike vijojnë në Turqi që prej muajit mars, kur presidenti Erdogan vendosi të tërhiqet nga konventa e Stambollit për të drejtat e  njeriut. Mijëra protestues, shumica e tyre gra, shprehen kundër braktisjes së traktatit që ofron mbrojtje kundër dhunës në familje.

 

 

Aktivistë dhe anëtarë të OJQ-ve të ndryshme, u mblodhen ne kryeqytet në një marshim ku pati edhe përplasje me forcat e rendit. Demonstruesit u përpoqën të thyejnë rrethimin ndërsa oficerët u përgjigëjn me forcë dhe arrestuan dhjetra persona.

 

 

Protestat u rindezën masivisht pas daljes zyrtare të vendit nga traktati ndërkombëtar, javën që lamë pas. Presidenti turk argumentoi se gratë në Turqi mbrohen nga ligjet e vendit më shumë sesa nga traktati i inicuar nga BE, i cili sipas tij ishte  rrëmbyer nga komuniteti LGBTQ+.

 

 

Marrëveshja synon të luftojë abuzimin ndaj grave përmes një kornize ligjore, si dhe promovimin e barazisë gjinore.

 

 

Nga 47 shtete anëtare, konventa është ratifikuar nga 34 vende, ndërsa Turqia është shteti i parë që tërhiqet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *