Ankaraja akuzon Uashingtonin se ndryshe nga pretendimet, nuk ka bërë asgjë për të luftuar terrorizmin nw kufirin me Sirinw. Reagimi vjen nga ambasada turke në Tiranë e cila thekson se “Pranvera e paqes” është një operacion që ka në shënjestër grupet terroriste.

 

MURAT AHMET YӦRṺK

 

AMBASADORI TURK NE TIRANE

 

Premtimet e bëra nga autoritet amerikane nuk janë përmbushur.Fortesat e terroristëve nuk janë shkatërruar, madje janë ndërtuar sërish të reja, ata gjithashtu kanë shtuar armatimet. Në këto rrethana ne nuk do të lejojmë më gjatë praninë e terroristëve në territorin tonë. Ndaj kemi ndërmarrë operacionin “Pranvera e paqes.”

 

 

Ambasadori Ahmet Yoruk ka sqaruar edhe planet për të ashtuquajturën “zonë sigurie”.

 

“Ky operacion synon që të lehtësojë një rikthim të sigurt të sirianëve të zhvendosur.Ndaj, kjo ëhstë arsyeja pse ne po përpiqemi të ndërtojmë një zonë të sigurtë në Sirinë Verilindore. Ne do të inkurajojmë sirianët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.”

 

Turqia e konsideron Sirinë verilindore si një rajon kërcënues për sigurinë ndërkomëtare prandaj thekson se duhen shtuar forcat për luftën ndaj terroristëve.

 

“Ky operacion nuk ka të bëjë me civilët që jetojnë në zonat që mbulon operacioni.Sipas përvojës tonë nga operacionet e kaluara , situata është kërcenuese dhe e theksoj përsëri se forcat e armatosura turke kanë në shënjestër vetëm terroristët kurdw te PPK dhe YPG si dhe ata tw shtetit islamik”

 

Pak ditë më parë, presidenti turk ka kërcënuar Europën se do të hapë portat për emigrantët nëse vazhdojnë kritikat dhe sanksionet ndaj Ankarasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *