Turqia vazhdon të kërkojë kthimin e gylenistëve nga vendet e Ballkanit, duke i cilësuar ata sabotues të miqësisë së Ankarasë me vendet e rajonit. Gjatë takimit me homologen e tij Radmila Shekerinska, ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar tha se strukturat terroriste të organizatës Feto që jetojnë në territorin e Maqedonisë, po dëmtojnë miqësinë dhe lidhjen vëllazërore mes dy vendeve.

 

Hulusi Akar: “Ne jemi në një luftë seriozë me FETO-n. Ne sigurisht e respektojmë integritetin territorial të të gjithë fqinjëve tanë, por siguria, sovraniteti dhe pavarësia e kombit tone varet nga të gjithë ne. Ne e dimë se ka disa elemente të FETÖ-s në Maqedoni, informacione të cilat i kemi shkëmbyer me autoritetet e sigurisë në Maqedoninë e Veriut. Ata janë një problem serioz në marrëdhëniet tona. Ata po sabotojnë vëllazërinë tonë, miqësinë tone. Tani ne po ballafaqohemi me një situatë të re dhe shpresoj që gjatë ditëve në vijim të ndërmerren masa konkrete.”

 

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut pohoi se gjatë takimit ka biseduar me homologun e saj për shumë çështje, por u tregua e rezervuar në lidhje me organizatën FETO të cilësuar nga Ankaraja si një terroriste.

 

Shekerinska theksoi se nuk beson që kjo çështje të bëhet pengesë në ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO nga Turqia.

 

Radmila Sekerinska: “Turqia është partner shumëvjeçar dhe shtet mik i yni. Kemi biseduar në drejtim të zgjidhjes së problemeve dhe sfidave me të cilat përballen dy vendet, përfshirë edhe këtë problem. Nuk kemi biseduar për afate, çështje ditësh apo javësh, por për çështje që janë të rëndësishme për dy vendet. Nuk kemi dilema se Republika e Turqisë do të ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”

 

Qeveria e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, që pas grushtit të shtetit në korrik të 2016-s, ka rritur presionin në rajon, por edhe në Greqi e Shqipëri, për ekstradimin e mbështetësve të klerikut Fethullah Gulen, kundërshtarit të Erdogan.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *