Petrit Vasili ka reaguar lidhur me lajmin se Memorandumi i Parisit rikthen flamurin e zi për anijet shqiptare pas 11 vjetësh, duke kategorizuar atë me rrezik të lartë për operatorët ndërkombëtarë.

 

Ndërsa e quan një “turp të rilindjes”, Vasili shkruan se PS e ka kthyer Shqipërinë vetëm në listat e zeza, qoftë në pastrimin e parasë, ashtu edhe për lundrimin detar.

 

“Tjeter turp i rilindjes,Shqiperia, anijet ne listen e zeze!! Memorandumi i Parisit rikthen flamurin e zi për anijet shqiptare pas 11 vjetësh, duke kategorizuar atë me rrezik të lartë për operatorët ndërkombëtarë!! Shqiperia renditet e fundit fare ne listen e 70 vendeve. Rilindja e kthen Shqiperine vetem ne listat e zeza qofte ne pastrimin e parase ashtu edhe per lundrimin detar. Rilindja di te ndertoje vetem tregues te zinj, prapambetje dhe imazh mizerabel te pamerituar te Shqiperise”, shkruan Vasili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *