Subscribe

Më në fund, qeveria e pranon se ulja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në turizëm, erdhi si një nevoje e rritjes së konkurrueshmërisë me rajonin. Në relacionin përkatës që shoqëron ligjin për TVSH, evidentohet se 22 vende anëtare të BE-së, aplikojnë TVSH të reduktuar për turizmin, ndërsa 20 prej tyre kanë një normë më të ulët se 10%. Ndërsa Shqipëria ishte ndër vendet me nivelin më të lartë të kësaj takse.

 

“Ka qënë një diskutim prej shumë kohësh norma dhe aplikimi i TVSH në sektorin e turizmit sepse ne duhet të jemi kompetitiv dhe duhet të marrim në konsideratë edhe tarifat që aplikojnë vendet e rajonit. Të gjitha kanë zbatuar me kohë tarifën e reduktuar, ndërkohë që ne kemi zbatuar vetëm tarifën standarde. Ndaj u pa e arsyeshme që ashtu sikurse Maqedonia, e cila e takson turizmin me 5 % apo Serbia me 10 % apo Mali i Zi me 7% dhe Kosova aplikon tarifën e reduktuar, momenti kërkon që edhe Shqipëria ta ndërmarrë një hap të tillë”.

 

Por kush është efekti i kësaj nisme? Mbetet ende e vështirë të thuhet se sa do të jenë subjektet që do të përfitojnë, pasi informaliteti në këtë sektor, nuk të lejon të kesh statistika te qarta.

 

“Ne do të taksojmë me tarifë të reduktuar të TVSH shërbimin e furnizimin të akomodimit dhe këtu përfshihen të gjitha strukturat akomoduese të parashikuara apo sipas përcaktimeve në ligjin për turizmin. Ne kemi marre dhe të dhëna nga institucionet. Në Shqipëri janë 3900 njësi akomoduese të strukturës hotele, motele, hoste dhe kanë një tërësi prej 50 mijë numër shtretërish. Mbase janë më të mëdha sepse nuk marrin parasysh një pjesë të njësive akomoduese apo atyre që quhen turizëm familjar.”

 

Një vit më parë, të ardhurat nga turizmi arritën ne 1,5 miliard euro, fakt ky i cili tregon se ky sektor ka ende kapacitete për ta shfrytëzuar, ndaj reduktimi i barrës fiskale në këtë degë të eunomisë, pritet të nxisë më tej investimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *