E diel, 11 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Tuma e Kamenicës, në harresë/ Vendi historik vizitohet kryesisht nga të huajt

Tuma e Kamenicës është një nga objektet më të vizituara nga të huajt: por këtë verë, pandemia bëri që vendi histori vetëm pak kilometra larg Korçës, të qëndrojë në heshtje.

Reklamë

Vizitorët vendas janë të paktë, ndërkohë që varret e lashta që flasin shumë për ritet, dhe jetesën e paraardhësve tanë, janë lënë në harresë.

Reklamë

Banoret pranë sitit historik, i veçantë për vlerat e tij, e shikojnë vetëm si rrugë kalimi  apo kullotë për bagëtitë e tyre.

Kjo sjellje e papërgjegjshme e njerëzve të zonës ka sjelle edhe dëmtime në sitin arkeologjik.

Në këtë monument ndodhen 400 varre dhe më shumë se 3500 objekte të lashta, një pjesë e të cilave të ekspozuara ne muzeun që ndodhet brenda saj. Ato i përkasin periudhës së bronzit te vone dhe përfaqësojnë monumentin mortor më të madh të llojit të vet të zbuluar në Shqipëri.

Më shumë video

Reklamë