E diel, 11 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Studentët, në shkollë e në punë! Shumë të rinj angazhohen “part time”, problem mbetet informaliteti

Një punë me orar të pjesshëm mund t’i japë një student mundësinë të fitojë të ardhura, pa lënë pas studimet. Por në Shqipëri, sipas ekspertëve, ky lloj punësimi mbetet i kufizuar.

“Puna e përkohshme part-time në vendin tonë është shumë e limituar. Nuk është fenomen vetëm shqiptar; vërehet edhe në vende të Bashkimit Evropian që nuk janë aq të zhvilluara. Puna e përkohshme lidhet shumë me ekonominë e një vendi dhe Shqipëria nuk është aq e zhvilluar që të ofrojë një punësim të përkohshëm për të rinjtë. Ne i themi part-time, pra nën 87 orë në muaj. Kjo nuk do të thotë që ka zero. Punësimi i përkohshëm ka disa karakteristika: puna që duhet të bëjë duhet të jetë e fragmentarizuar, në mënyrë që të fragmentarizohet”, tha Erald Pashaj, ekspert punësimi.

Reklamë

Edhe kur ka vende të lira, thotë eksperti, punësimi shpesh pengohet nga informaliteti, pagat e ulëta dhe paqëndrueshmëria në marrëdhënien mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

“Në radhë të parë e pengon informaliteti, pra edhe në rastet kur kemi punë të përkohshme, ata nuk paguhen në të bardhë, pra përgjithësisht janë në të zezë, edhe pse ligji nuk bën dallim. Janë tre problematika. E para, serioziteti i palëve, punëdhënësit dhe punëmarrësit. Në marrëdhëniet e punësimit të përkohshëm, serioziteti i tyre është i çalët. Elementi i dytë që ndikon negativisht është paga, pra, duke qenë punë e përkohshme, paga është e ulët. Dhe punëdhënësi thotë: ‘Do ta paguaj pak, se pak vjen’, dhe punëmarrësi thotë: ‘Nuk shkoj, se është pak rrogë’. Sigurisht, ka edhe një element tjetër që kemi konstatuar: transporti, pasi është e vështirë të shkosh për pak orë punë nga një cep i Tiranës në tjetrin”, shtoi Pashaj.

Reklamë

Eksperti thotë se punëdhënësit duhet të përcaktojnë aftësitë që kërkohen dhe ofrojnë kushte tërheqëse për punonjësit.

Shpesh kërkohen kualifikime të mëdha, për një punë sshumë të thjeshtë. Por ka edhe një problem që edh kualifikimet që vijnë janë të dyshimta. pagesa duht të jetë tërheqëëse por duhet të gjendet edhe personi i duhur, kjo përputhje duhet të beëhet për të siguruar një biznes të shëndetshëm por edhe një punëmarrës të kënaqshëm”, tha ai.

Eksperti thotë se diploma nuk mjafton për të garantuar punësim, pasi rëndësi ka edhe lidhja mes formimit, aftësive të personit si dhe kërkesave konkrete të tregut të punës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.