E mërkurë, 25 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Banesa të reja, ndryshon rregulli për energjinë dhe ujin, Shoqata e Ndërtuesve: Nuk do të pritet kolaudimi i plotë

Shoqata e Ndërtuesve ka mbështetur projektligjin e ri që synon lehtësimin e procedurave për qytetarët që blejnë banesa të reja.

Përmes një reagimi, shoqata bën me dije se nisma parashikon lidhjen e energjisë elektrike dhe ujit në apartamentet e reja pa qenë e nevojshme të pritet kolaudimi i plotë i objektit.

Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, ky ndryshim vjen pas shqetësimeve të ngritura në takimin me kryeministrin Edi Rama dhe synon të shkurtojë procedurat administrative, duke u mundësuar familjeve të hyjnë më shpejt në banesat e tyre.

“Një hap drejt lehtësimit të procedurave për qytetarët që blejnë banesa të reja!

Reklamë

Projektligji i ri synon të mundësojë lidhjen e energjisë elektrike dhe ujit në apartamentet e reja pa qenë e nevojshme të pritet kolaudimi i plotë i objektit.

Kjo nismë vjen pas shqetësimit të ngritur nga Shoqata e Ndërtuesve, në takimin me Kryeministrin Edi Rama, ku u kërkua që certifikata e përdorimit të mos përbënte më kusht për lidhjen e këtyre shërbimeve.

Një ndryshim që synon të shkurtojë procedurat dhe t’u japë familjeve mundësinë të hyjnë më shpejt në banesat e tyre.

Shoqata e Ndërtuesve mbështet çdo nismë që lehtëson proceset administrative dhe i përgjigjet nevojave konkrete të qytetarëve”, shkruan Shoqata e Ndërtuesve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.