E diel, 11 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

“Një luftëtar kundër Tiranës” – Skuka me mesazh të fortë para derbit

Xhuliano Skuka duket se është gati të rikthehet në dispozicion të “demave”, teksa vetë kapiteni ka lënë të kuptohet këtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi 28-vjeçar ka qenë një nga dilemat kryesore të Partizanit gjatë javëve të fundit.

Reklamë

Skuka mungoi në dy ndeshjet e fundit, kur qëndroi në tribunë, ndërsa në përballjen me Vllazninë ishte në stol. Paraqitjen e fundit me fanellën e kuqe e ka regjistruar në fund të gushtit, në ndeshjen ndaj Laçit.

Tashmë, vendimi për aktivizimin e tij i takon trajnerit Florin Bratu, i cili duhet të vlerësojë nëse kapiteni do të jetë gati për të dhënë kontributin e tij në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Reklamë

Rikthimi i Skukës mund të jetë një armë e rëndësishme për Partizanin, që ka hasur vështirësi në repartin ofensiv.

Në një përballje ku emocionet dhe presioni janë gjithmonë të larta, përvoja e Skukës mund të bëjë diferencën.

Foto-mesazhi nga Skuka para derbit

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.