E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Pedagogu i UPT fiton “Nasa Power”, Lorenc Malka përdori të dhënat e agjencisë si modele për sektorin energjetik

Të dhënat meteorologjike të NASA-s i ktheu në modele për sektorin energjetik shqiptar. Për këtë, pedagogu Lorenc Malka u vlerësua me çmimin “NASA POWER Recognition of Excellence 2026”.

Ky sukses, thotë pedagogu, është një shtysë për të vijuar kërkimin shkencor.

Reklamë

“Sigurisht, ishte një emocion shumë i madh, kur mora njoftimin përmes një emaili zyrtar nga drejtuesit kryesor të NASA POWER. Në fillim, m’u duk paksa e pabesueshme, edhe pse ky çmim qëndron pas asaj pune që kam zhvilluar dhe vijoj të zhvilloj pranë Departamentit të Energjisë.nga ana tjetër është dhe një përgjegjësi për të vijuar punën time kërkimore”, tha Malka.

Lorenc Malka e mori personalisht çmimin në SHBA, ku prezantoi projektet që bazoheshin tek të dhënat e NASA POWER në sistemet reale energjetike.

Reklamë

“Emocioni bëhej akoma më I madh kur u nisa drejt shteteve të bashkuara të amerikës për të marrë live këtë cmim të nasa poëer ku isha i ftuar të mbaj edhe një referim lidhur me projektet dhe aplikimin e nasa poëer data në sisteme reale energjetike”, shtoi pedagogu.

NASA POWER ofron informacione meteorologjike me mbulim global. Pedagogu i ndërthuri ato në modele energjetike, për të analizuar përdorimin e burimeve të rinovueshme.

“Këto të dhëna janë përdorur në nivelet e modelimit energjetik, planifikimit në nivel kombëtar por duke dhënë impact edhe në modele rajonale,europjane etj. Më tej janë përkthyer në punë kërkimore të cilat kanë dhënë modeled he informacione politikëbërëse në vendin tonë, sesi ti drejtojmë më mirë sfidat për arritjen e objektivave energjitike dhe klimatike”, tha pedagogu.

Të njëjtat të dhëna përdoren edhe në auditorë. Studentët punojnë me modele për të ndërtuar sisteme energjetike, duke u bazuar si në skenarë hipotetikë, ashtu edhe në raste konkrete të sjella nga industria.  Për Malkën, çmimi ka edhe një domethënie tjetër, promovimin e Universitetit Politeknik dhe të punës kërkimore që zhvillohet aty.

“Ky çmim ka një peshë tepër të madhe përsa i përket ehde ngritjes së emrit të Universitetit politeknik, sidomos nga një institucion siç është NASA POWER”.

Një vlerësim ndërkombëtar që, përtej arritjes personale, i jep më shumë zë kërkimit shkencor në vendin tonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.