Sulmet në rrjetet sociale, reagon sërish Braçe: Të paguara nga këllira më e madhe që ka politika sot

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar për herë të dytë ditën e sotme, pas komenteve që janë bërë në drejtim të tij në rrjetet sociale, pas votës pro reformës territoriale.
Në reagimin e dytë, Braçe thekson se këto sulme janë të paguara, por pa përmendur emra. Sipas tij, këto sulme vijnë nga “këllira” më e madhe që ka politika sot.
Braçe shkruan se ai ka dorëzuar fakte dhe dokumente që tregojnë se nga vijnë paratë e këtij oligarku të politikës, por deri më sot nuk ka parë asnjë reagim.
Postimi i Braçes:
PATRONAZISTET E OLIGARKUT NE SULM!
E prisja, ka dy dite qe e ben;
Jo vetem ndaj meje por ndaj cilitdo te gjalli qe komenton ketu.
Shihini;
Jane pa fytyre, pa emra, pa postime, me fare pak ndjekes apo te ndjekur prej tyre. NUK EGZISTOJNE!
Jane robotet e kellires me te madhe qe ka politika sot;
ESHTE OLIGARKU I VETEM NE POLITIKE QE PAGUAN PATRONAZISTE NE TERRITOR E PATRONAZISTE NE RRJET!
Nese ate ne territor i ka bandite te dhunshem, keta ne rrjet i ka eunuke te dukshem;
Jam marre une me keta. Edhe me kete oligarkun jam marre.
Parate qe e bene te tille, OLIGARK, jane ne tre cikle;
Cikli i pare i parave te tij vjen era gjak. Jane mundi e sakrifica e djemve e vajzave te shfrytezuar barbarisht ketu, ne infrastrukturat e tij. Ka fituar pafund ai prej tyre, por te shfrytezuarit nuk marrin as sac marrin mesuesit sot si rroge; ai nuk i paguan asgje ketij vendi, transferon jashte parate e gjakut te te shfrytezuave ketu.
Cikli i dyte i parave te tij, vjen era miell, eshte ai mielli i ndyre qe masakron e vret djem e vajza edhe ketu; jane kusherinj te tij ata qe kane bere drogen ne Gjermani e qe ketu ishin punonjes politik te tij.
Cikli i trete i parave te tij, kane eren e spekullimit, shitje blerje fiktive, fryrje fiktivisht te vlerave, pasuri qe zmadhohet prej tyre.
Ja kam dorezuar heret une letrat e tyre agjencive te kesaj qeverie; ja bejne muuu; nuk e kam kuptuar kurre pse e kane falur. Si thoni? Pse e kane falur?




