E diel, 11 Tetor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky: Gati të ndalim sulmet ndaj rafinerive ruse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme të ndalojë sulmet ndaj rafinerive të naftës në Rusi, nëse Moska ndërpret goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Zelensky theksoi se çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e shoqëruar me garanci konkrete.

Reklamë

“Ukraina do të jetë e gatshme të ndërpresë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës, nëse Rusia ndalon goditjet ndaj infrastrukturës sonë energjetike. Çdo masë për uljen e tensioneve duhet të jetë reciproke dhe e mbështetur nga garanci konkrete”, u shpreh Zelensky.

Kreu i shtetit ukrainas akuzoi Rusinë si përgjegjëse për luftën në Evropë, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës energjetike mund të ndalen menjëherë, nëse Moska vendos ta bëjë këtë.

Deklarata e Zelenskyt vjen pasi presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi udhëheqësin ukrainas për sulmet ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi, duke deklaruar se ai “është më mirë të ndalojë”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.