E shtunë, 24 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tryezë politike për reformën?

Mungesën e ekspertëve të Partisë Demokratike në mbledhjen që ishte parashikuar paraditen e së martës, për reformën në drejtësi, kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili, nuk e vlerëson si bojkot të opozitës.
“Nuk kemi asnjë deklaratë apo qëndrim publik nga ana e opozitës, ku të thuhet se do të braktisë reformën në drejtësi.”
Debatet mes palëve zyrtari i larët i LSI-së i konsideron normale. Por, nëse do të ketë ngecje të punës së ekspertëve, Vasili nuk përjashton edhe një tryezë të mundshme politike mes mazhorancës dhe opozitës. Kur mazhoranca hyn në vitin e tretë të qeverisjes së vendit, Vasili nuk flet për ndryshime në qeveri. Ripërsërit qëndrimin se gjithçka është në dorë të kryeministrit dhe se LSI do të mbështesë çdo nismë të kryeministrit Edi Rama.

Më shumë video

Reklamë