Shtete e Bashkuara të Amerikës rikonfirmojnë edhe njëherë mbështetjen e palëkundur për Shqipërinë. Në mesazhin e tij të urimit, dërguar presidentit të Republikës, Ilir Metës, me rastin e 105 vjetorit të pavarësisë kreu i Shtëpisë se Bardhë Donald Trump e ve theksin tek roli i Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit ne rejon. Ne mesazh Shqipëria cilësohet si një partner vendimtar edhe ne luftën kundër ekstremizmit e terrorizmit.

 

“Ndërsa ju festoni 105-vjetorin e Pavarësisë më 28 Nëntor, populli i Shteteve të Bashkuara më bashkohet në urimin për popullin shqiptar. Në këtë ditë ne konfirmojmë miqësinë tonë të fortë dhe përkushtimin ndaj Shqipërisë si dhe presim që ta fuqizojmë edhe më tej këtë marrëdhënie gjatë viteve të ardhshme. Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i kolacionit për Shkatërrimin e ISIS-it”.

 

Trump nënvizon rendësinë e zbatimit te reformave kyçe veçanërisht asaj ne drejtësi e cila sipas presidentit amerikan e afron me shume Shqipërinë me Bashkimin Europian.

 

 

“Këtë vit mirëpritëm zbatimin nga ana e Shqipërisë të reformave kyçe të drejtësisë, të cilat e kanë sjellë vendin më afër qëllimit për të hyrë në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimit më të madh rajonal. Ne e lavdërojmë përparimin që ka shënuar Shqipëria në drejtim të integrimit euro-atlantik dhe të sigurimit të paqes e begatisë për të gjithë shqiptarët”.

 

Mesazhi i presidentit te Shteteve te Bashkuara mbyllet me urimin për popullin shqiptar me rastin e ditës se pavarësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *