Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 July 2026
Vizion fokus

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse...

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Deklarata e fortë e Trump: Irani më ka në...

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në 5% shpenzimet...

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë

Mjeku gjerman dënohet me burgim të përjetshëm, vrau 15...

“Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është “gjerësisht e negociuar”

24 Maj 10:40

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha më 23 maj se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës “gjerësisht është negociuar” dhe se “aspektet finale dhe detajet” po diskutohen. Por, Teherani menjëherë hodhi poshtë disa nga pretendimet e udhëheqësit të Shteteve të Bashkuara.

“Një marrëveshje është negociuar gjerësisht, subjekt i finalizimit mes SHBA-së, Republikës Islamike të Iranit dhe disa shteteve të tjera”, shkroi Trump në Truth Social.

“Aktualisht po diskutohen aspektet dhe detajet përfundimtare të marrëveshjes dhe ato do të bëhen publike së shpejti. Përveç shumë elementeve të tjera të marrëveshjes, Ngushtica e Hormuzit do të hapet”, shtoi ai.

Trump tha se kishte marrë pjesë në një bisedë telefonike me udhëheqës dhe zyrtarë të tjerë të Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Pakistanit, Turqisë, Egjiptit, Jordanisë dhe Bahrejnit.

Trump po ashtu tha në postim se kishte biseduar veçmas me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe se biseda telefonike kishte shkuar “shumë mirë”.

Presidenti Trump shpesh ka sugjeruar se një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit është afër, konflikt që nisi me sulmet ajrore amerikane dhe izraelite më 28 shkurt, por më pas ka hedhur poshtë një propozim iranian dhe sërish ka kërcënuar me nisjen e sulmeve masive.

Teherani nuk komentoi zyrtarisht mbi deklaratat e Trumpit, por Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i komandës ushtarake të Iranit, tha se pretendimi i presidentit amerikan se Ngushtica e Hormuzit do të hapet është “i pavërtetë”.

“Hormuzi do të mbetet plotësisht nën kontrollin iranian. Ne vendosim kush kalon, kur dhe si”, shkroi ai në X.

Agjencia iraniane e lajmeve Fars, që është e afërt me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), tha po ashtu se ngushtica do të mbetet nën administrimin e Teheranit dhe se njoftimi për rihapjen e saj si pjesë e marrëveshjes ishte “i paplotë dhe nuk përputhet me realitetin”.

The New York Times, duke cituar zyrtarë amerikanë të paidentifikuar, raportoi se Irani kishte pranuar që të heqë dorë nga rezervat e tij të uraniumit të pasuruar si pjesë e propozimit më të fundit, që është një kërkesë kyç e SHBA-së.

Teherani nuk komentoi menjëherë lidhur me raportimin e The New York Times.

Me shumë prej liderëve të Iranit të vrarë gjatë sulmeve ajrore amerikano-izraelite, Garda Revolucionare Islamike është përpjekur të rrisë ndikimin e saj, tashmë të fortë, mbi vendimmarrjen e regjimit, duke sinjalizuar një ndarje të mundshme mes figurave kryesore. Më herët, zyrtarë iranianë kishin sugjeruar se kishte përparim në negociatat e zhvilluara përmes ndërmjetësve pakistanezë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, përmendi atë që e quajti “një tred drejt afrimit”. Por, ai shtoi se “kjo nuk do të thotë domosdo ne dhe Shtetet e Bashkuara do të arrijmë një marrëveshje për çështjet e rëndësishme”.

“Qëllimi ynë ishte fillimisht të hartonim një memorandum mirëkuptimi, një lloj marrëveshjeje kornizë të përbërë nga 14 pika”, tha Baqaei në televizionin shtetëror.

Një përgjigje zyrtare e SHBA-së ndaj propozimit më të fundit iranian, i cili u është dorëzuar amerikanëve përmes ndërmjetësve pakistanezë, pritet të vijë më 24 maj, raportoi agjencia Reuters duke cituar dy burime pakistaneze të paidentifikuara, që kanë njohuri për negociatat.

Një zyrtar pakistanez i përfshirë në negociata i tha Reuters se një marrëveshje e përkohshme për t’i dhënë fund luftës ndodhej në fazën përfundimtare dhe ishte “mjaft gjithëpërfshirëse”.

“Asgjë nuk përfundon derisa të përfundojë vërtet”, paralajmëroi zyrtari.

Shanse të barabarta për paqe ose luftë

Trump më herët gjatë 23 majit, tha se ka shanse të barabarta që Uashingtoni të siguronte një marrëveshje “të mirë” me Iranin ose të rifillonte fushatën e bombardimeve kundër vendit.

“Mendoj se do të ndodhë njëra nga dy gjërat: ose do t’i godas më fort se kurrë më parë, ose do të nënshkruajmë një marrëveshje të mirë”, citohet të ketë thënë Trump, sipas Axios.

Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, dhe kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Qalibaf, zhvilluan bisedime në Teheran me shefin e ushtrisë së Pakistanit, marshallin Asim Munir, më 23 maj, si pjesë e një përpjekjeje të gjerë diplomatike që përfshin Pakistanin, Katarin, shtetet e Gjirit dhe vendet perëndimore, mes frikës në rritje se konflikti në Iran mund të rinisë.

Qalibaf, i cili është shfaqur si një nga negociatorët kryesorë të Teheranit që nga fillimi i sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, tha se Irani nuk do të bëjë kompromis për “të drejtat e tij kombëtare” dhe akuzoi Uashingtonin se nuk po negocion në mirëbesim.

Përpjekjet e reja ndërmjetësuese vijnë mes raportimeve se Irani dhe Shtetet e Bashkuara po shkëmbejnë mesazhe dhe propozime përmes ndërmjetësve, në përpjekje për të krijuar një kornizë formale për negociatat e ardhshme.

Veprimet diplomatike janë intensifikuar mes tensioneve në rritje lidhur me Ngushticën e Hormuzit, të cilën Irani e ka kufizuar në mënyrë efektive që nga fillimi i konfliktit.

Kjo rrugë ujore është një korridor jetik transiti për naftën, gazin e lëngshëm natyror dhe transportin tregtar detar, ndërsa ndërprerja e qarkullimit ka tronditur tregjet globale të energjisë dhe ka shtuar presionin mbi vendet që varen nga rrugët tregtare të Gjirit.

Sipas zyrtarëve rajonalë dhe diplomatëve të përfshirë në bisedime, Irani ka propozuar krijimin e një Autoriteti të Ngushticës së Gjirit Persik, i cili do të rregullonte trafikun detar dhe do të vendoste tarifa transiti.

Shtetet e Gjirit kundërshtojnë tarifat

Propozimi ka alarmuar shtetet arabe të Gjirit Persik dhe qeveritë perëndimore, të cilat druhen se Teherani po përpiqet të vendosë kontroll afatgjatë mbi një nga nyjat detare më të rëndësishme në botë.

Pesë shtete të Gjirit – Bahrejni, Kuvajti, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – raportohet se u kanë shkruar autoriteteve ndërkombëtare detare duke paralajmëruar kundër njohjes së çdo mekanizmi transporti detar të kontrolluar nga Irani në ngushticë.

Irani ka kërkuar një proces me faza, të përqendruar fillimisht në një ndërprerje të përhershme të armiqësive, lehtësimin e sanksioneve dhe garanci kundër veprimeve të ardhshme ushtarake, përpara se të vazhdojnë negociatat më të gjera bërthamore.

Shtetet e Bashkuara favorizojnë një marrëveshje më gjithëpërfshirëse, të negociuar, që do të përfshinte kufizime mbi programin bërthamor të Iranit dhe statusin e ardhshëm të pasurimit të uraniumit./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran negociata SHBA trump

Nga e njëjta kategori

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!

më shumë...

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të jem avokat i të drejtave të shqiptarëve

më shumë...

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin, por nëse ndodh, do jetë e shpejtë

më shumë...

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë, 69-vjeçari niset me helikopter drejt Traumës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:50

Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i...

8:50

Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës:...

8:35

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

8:30

Trump: S’ka rifillim të luftës me Iranin,...

8:10

U rrëzua në mal teksa kulloste bagëtitë,...

8:07

A po plakemi më shpejt se prindërit...

7:43

Presidencialet në Francë, Le Pen nis fushatën

7:26

Dita e 39-të e protestës, nis grumbullimi...

7:13

Deklarata e fortë e Trump: Irani më...

6:49

Si ta zvogëloni rrezikun e goditjes nga...

6:41

“Aleatët e NATO-s duhet të çojnë në...

6:32

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në...

6:25

Mjeku gjerman dënohet me burgim të përjetshëm,...

6:10

Këto shenja Horoskopi e kanë shumë të...

5:51

“Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja...

5:47

“Investimet në mbrojtje duhet të mbeten në...

5:36

Samiti i NATO-s në Turqi, Starmer: Dolëm...

5:23

Bardhi në Parlamentin Europian: Kuvendi është zhveshur...

5:19

Samiti i NATO-s, Sanchez pas takimit me...

5:10

Balla nga Strasburg: Shqipëria ka hyrë në...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • “Kjo sot s’është më PS”/ Rrëfimi me dhimbj...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • “Ja çfarë fsheh Rama pas dyerve te selia e PS”, ish-deputeti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.