Presidenti Donald Trump është shprehur se udhëheqësi i grupit militant Shteti Islamik (IS), Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në një operacion të forcave speciale të Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të Sirisë.

 

Në një deklaratë për mediat nga Shtëpia e Bardhë, Trump ben me dije se al-Baghdadi ishte i shoqëruar nga 3 fëmijët e tij të vegjël, ndërsa shpërtheu jelekun vetëvrasës, duke vrarë edhe ffëmijët e tij.

 

“Ai ka vdekur si një qen”.

 

Që nga orët e para të së dielës, mediat në SHBA kanë raportuar se ushtria amerikane ka kryer një operacion kundër udhëheqësit të arratisur të grupit ekstremist. Shtëpia e Bardhë po ashtu e ka paralajmëruar fjalimin e presidentit Trump, por fillimisht nuk ka dhënë detaje.Ndërkohë Trump, përmes një postimi në Tëitter theksonte se diçka e madhe kishte ndodhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *